Ka disa mënyra se si të nxiheni në diell në formën më të mirë.
-Si fillim, duhet të bëni scrub, duke të eliminoni herë pas here qelizat e vdekura nga lëkura juaj.
-Duhet të keni parasysh që asnjëherë nuk duhet të depiloheni nëse për pak do të ekspozoheni në diell. Kjo, pasi lëkura juaj do të jetë e acaruar. Ju duhet të depiloheni 1 ditë përpara se të ekspozoheni në diell duke marrë rreze.
-Mos u ekspozo kur temperaturat janë shumë të larta.
Ju nuk do të nxiheni, por me shumë gjasa do të digjni lëkurën tuaj. Gjithashtu, rritet edhe mundësia për njolla kafe në lëkurë si dhe shtimi i akneve.
-Mos qëndroni në të njëjtin pozicion. Ju duhet të lëvizni disa herë në shezlong për të përfituar ngjyrë në të gjithë lëkurën tuaj. Por ju edhe mund të ecni, pasi e ecura do t’ju ekspozojë më tepër në diell.





