Me disa foto krah biznesmenit kosovar, Erolld Belegu, Diola Dosti ka konfirmuar lajmin se po jeton një histori dashurie me të.
Nutricionistja e njohur për jetën e shëndetshme dhe jo vetëm, ka shprehur mirënjohjen për dashurinë e treguar në rrjet për historinë e saj të dashurisë.
Vetë Diola njihet mediatikisht si një nutricioniste, e cila kujdeset për një jetesë sa më të shëndetshme, ndërsa për jetën private ka qenë përherë shumë e rezervuar.
Megjithatë këtë histori të jetuar, e cila duket se i ka sjellë më shumë emocione të bukura Diolës, ajo vendosi ta ndajë publikisht me të gjithë ndjekësit e saj.

Me dritën e reflektuar në imazhin e çiftit, Diola na tregoi dhe njëherë se aty ku ka dashuri, gjithcka është e mundur.





