“Scentscapes”, një ekspozitë sa e vëcantë dhe unikale në llojin e saj, aty ku aroma bëhet e dukshme dhe shndërrohet ne art, ku cdo imazh tregon dhe përcjell një histori, hapi dyert pranë Muzeut Historik Kombëtar.
“Scentscapes” është një udhëtim në mbretërinë e padukshme të aromës përmes fotografisë vizionare të Ergys Zhabjakut, ku e zakonshmja bëhet e jashtëzakonshme dhe ku e padukshmja bëhet e dukshme.
Secila foto është një testament i krijimtarisë së pakufishme të shpirtit njerëzor dhe fuqisë transformuese të fotografisë.
Ekspozita “Scentscapes” është një udhëtim ku çdo imazh është një zbulim dhe çdo moment është një ftesë për të eksploruar mundësitë e pakufishme të përvojës njerëzore.
Juve ju mbetet vetëm ta vizitoni dhe shijoni për të ndjerë magjiken dhe specialen brenda një territori, i cili do t’ju japë një shije tjetër në pak kohë.





