Friday, September 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

14 Marsi, çfarë simbolizon dita e verës?

Dita e Verës është një festë me origjinë pagane. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashtë të Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Rituali i Ditës së Verës, katër fazat e festës
Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhë.
Faza e parë është faza përgatitore qe nis me grumbullimin e zaireve që janë të nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dytë është nata e Verës që nis me 13 mars me zjarrin, faza e tretë mëngjesi i Ditës së Verës që nis me 14 mars dhe së fundi pikniku i Ditës së Verës në mesditën e 14 marsit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles