Tuesday, September 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

6 destinacionet më interesante për t’i vizituar këtë pranverë!

Pranvera i bën të gjithë të nisin planet për udhëtimet e radhës, për të kaluar një fundjavë ndryshe dhe larg zhurmës së monotonisë.

Por cilat janë destinacionet “must” në pranverë, kur edhe dielli përkëdhel cdo vend me rrezet e tij?

Ne ju sjellim më poshtë top 6 vendet më interesante për t’u shijuar këtë pranverë:

Bern

Vetëm tre orë me tren nga Milano, kryeqyteti i Zvicrës është një perlë që nuk duhet humbur dhe një destinacion i përsosur për arratisje disaditore. Piktoreske dhe plot gjallëri, ajo krenohet me një katedrale, Kullën e Sahatit, një qendër historike elegante dhe Gurten, një kodër që ka pamje nga qyteti dhe ofron pamje mahnitëse.

Barcelona

Pashka është një nga kohët më të mira për të zbuluar Barcelonën. La Rambla, tregu Boqueria dhe smoothiet e tij freskuese, deti i kristaltë apo peshku i pjekur në skarë në Barceloneta, janë disa nga gjërat që nuk duhet të largoheni pa i provuar. Për më tepër të vizitosh kryeqytetin kozmopolit të rajonit spanjoll të Katalonjës është gjithmonë një super ide. Një informacion që do ju duhet me siguri është edhe hapja Hoxton  më 25 prill, në zonën e Poblenou. Ai do të ketë një pishinë në çati, që do të ofrojë kënaqësi dhe relaks për fundjavat në vijim.

 

Edinburg

Me pranverën zgjohet Edinburgu. Ajo është magjepsëse gjatë gjithë vitit falë atmosferës së saj përrallore, por gjatë periudhës së Pashkëve ajo transformohet dhe gjallërohet akoma më shumë. Pak melankolike dhe gjithashtu pak romantike, është një destinacion i përsosur për t’u zbuluar në çift. Nuk duhet humbur kalaja, e cila është gjithashtu një pikë panoramike për të admiruar qytetin nga lart, Qendra e Trashëgimisë Scotch Whisky, si dhe Muzeu i Shkrimtarëve.

 

Roma

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Është një destinacion për t’u konsideruar edhe për një udhëtim të minutës së fundit, kjo edhe për aksesin e shpejtë me mënyrat e udhëtimit, sidomos në pranverë kur ditët janë më të ngrohta dhe më të gjata. Në Romë mund t’i shtoni veçantitë udhëtimit duke shëtitur nëpër qendrën historike, të hyni në muze, ulja në tavolinat e tarracës së jashtme në Trastevere, ku mund të porosisni një karbonara ose për të gjithë ata që janë vegjetarian një “cacio e pepe”.

 

Ibiza

Nëse ka një stinë për të admiruar vërtetë bukurinë e Ibizës dhe “motrës” së saj të vogël Formentera, është pranvera. Turistët janë të pakët dhe ecja buzë detit apo në rrugicat e dyqaneve bëhet më e këndshme se kurrë. Nuk sigurojmë dot se mund të notoni, por e sigurt se mund të drekoni aty pranë dhe këmbët mund t’i mbani në det.

 

Jordania

Prilli dhe maji janë muaj idealë për të zbuluar Jordaninë. Pas Petrës, një natë në shkretëtirën Wadi Rum nuk duhet humbur. Zgjidhni Kampin Luksoz Memories Aicha, ku kaloni netët në tenda luksoze, mes të cilëve disa janë me dritare panoramike. Sipas “Pirates in Viaggio”, Jordania është ndër vendet më të mira në botë për “gjumin e ëndrrave”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles