Tre persona vodhën mallra me vlerë më shumë se 50,000 dollarë në një dyqan Gucci në New York City në rrugën Meatpacking të hënën, sipas burimeve të policies.
Në Instagram u publikuan pamjet e momentit të vjedhjes, duke e bërë hetimin e tyre edhe më publik. Nga pamjet është vënë re se një prej të dyshuarëve mbante një armë në dorë. Megjithatë asnjë e shtënë nuk është qëlluar gjatë grabitjes dhe nuk ka pasur lëndime.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dyqanet e brand-eve të njohura sulmohen duke u marrë sende me vlerë të konsiderueshme.





