Nuk është rastësi që ky model flokësh po bën xhiron e rrjetit… Nisur që nga Rita Ora, që duket se guxoi e para me prerjen e flokëve shkurt, personazhet e radhës që kanë guxuar për një ndryshim jo pak evident kanë qenë edhe Luana Vjollca… e jo më larg se dje edhe Paloma!

Megjithatë përmes një misioni sekret në shtëpinë e Big Brother Vip, edhe Gaz Ujkashi së bashku me Jul Dedën kanë bërë të mundur ndryshimin e “look-ut’ te vajzat, duke ia shkurtuar konsiderueshëm flokët.
Por përpos sfidave e misioneve në shtëpinë më të komentuar, çfarë e ka bërë këtë trend kaq shumë të dashur dhe a vjen një ndryshim i tillë kur vajzat janë duke përjetuar një pasiguri emocionale?





