Romeo nuk i ka mbajtur lotët mëngjesin e sotëm dhe shkak për këtë është bërë kënga e tij dedikuar nënës. Teksa muzika i ka shoqëruar të gjithë banorët në dhomën e gjumit, është vënë re se Romeo nuk ka mundur t’i fshehë emocionet.
Vajzat e shtëpisë kanë nxituar ta përqafojnë duke i dhënë kurajo, mes tyre edhe miku i tij Lisi.
Kujtojmë se Romeo ka treguar se ka pasur një fillim të vështirë në Tiranë dhe se është shumë i lidhur me familjarët e tij.
Më herët aktori dhe moderatori ka pasur edhe konflikte të forta brenda shtëpisë me Gracianon, pas zgjedhjes së këtij të fundit për ta cuar në nominim me Lisin dhe Heidin.





