Me një video në llogarinë e tij, pak para premierës së “2 gisht mjaltë 2”, Ermal Mamaqi ka ndarë një episode nga skenat e xhirimit, ku u është dashur të kthehen disa herë në një dubël.
Në videon e publikuar shihet Elvana Gjata dhe aktori Redi Mazi teksa përpiqen të sjellin një skenë për disa herë rresht.
Megjithatë me kalimin e dublave, realizimi i tyre është bërë thuajse i pamundur, për shkak të të qeshurave që kanë qenë të pashmangshme.
Ermali ka shtuar se kjo është skena me më shumë dubla, ndërsa kureshtja është shumë e madhe për projektin final kinamtografik që do të vijë premierë ditën e nesërme, për 14 shkurt.





