Jo më larg se dje, Miley Cyrus fitoi Grammy-n e saj të parë, dhe ky moment u kthye në një kujtim ikonik për yllin e muzikës pop.
Cyrus erdhi me një performancë tejet origjinale të “Flowers”, duke mos e fshehur lumturinë, e kaq mjaftoi që gjithë salla e Grammy’s të gëzonte bashkë me të.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Miley shfaqet spontane, e çlirët dhe pa u menduar dy herë për hapin e radhës.
Në fakt gjithë historia e saj e përcjellë në showbiz-in e huaj na ka sjellë copëza realiteti që vetë këngëtarja nuk është përpjekur t’i fshehë.
Është kjo një prej shumë arsyeve, por që kryesohet nga çiltërsia dhe sinqeriteti që e bëjnë Miley-n kaq të dashur!





