“Rikthehemi aty ku gjithçka nisi”, ka qenë kjo promoja e parë e firmës së njohur Moncler e cila lajmëroi sfilatën e datës 3 shkurt në alpet zviceriane, st Moritz.
Marka e njohur i mahniti të gjithë me sfilatën e cila ishte menduar deri në detaje, e prezantuar mes dëborës e pemëve.
Irina Shayk ishte një nga disa prej emrave të njohur që sfiluan me veshjet ku kryesonte pambuku, polovrat e mëdha, peliçet, xhupat e akesorët e dëborës.
“Performancë e lartë, stil i lartë”, shkruhet në faqen zyrtare të Moncler, dhe ne nuk kemi ç’të heqim apo të shtojmë.





