Puthja e parë, jo aksidentalisht ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip.
Pas debateve në spektaklin e djeshëm, dhe gjendjes së ngarkuar të Ilnisës, Meritoni ka vendosur ta puthë në buzë pas spektaklit, duke konfirmuar kështu raportin e tyre.
Kujtojmë se dyshja pati një lidhje të fortë që prej fillimit, por shpreheshin se thjesht ndiheshin mirë me njëri- tjetrin.
Ngacmimet e Meritonit me Riken kanë sjellë ngjyra të tjera në marrëdhënien e tij me Ilnisën, e duket se puthja ka vulosur gjithçka tjetër.





