Louis Vuitton, në bashkëpunim me Pharrell Williams, ka publikuar së fundmi një çantë me vlerën 3,130 dollarë.
Kjo çantë e cila i ngjan çantës së ushqimit, është bërë nga lëkura e lopës dhe përmban mbishkrimin ikonik Louis Vuitton.
Ajo u publikua më 4 janar, ekskluzivisht në dyqanin pop-up të markës në West Hollywood.
Çanta ka ngjyrën dhe detajet klasike të markës, ku përfshihet edhe cilësia më e mirë e lëkurës, por nuk mbahet si një çantë e zakonshme.
Kjo nuk është hera e parë që LV i vjen kaq pranë përditshmërisë me stilin e çantave. Në 2007-ën, u publikua koleksioni i çantave për pazar që mbanin logon Louis Vuitton.






