Zyrtarisht ky edicion i Big Brother Vip ka mbushur 2 javë në transmetim 24/7 në dy kanalet dedikuar saj në Digitalb, e ngjarjet që e kanë shoqëruar kanë qenë nga më dinamiket, duke shtangur jo pak audiencën…
Pritja e zellshme e këtij formati është shoqëruar me një spektakël të mirëfilltë nga banorët e shtëpisë më të komentuar të momentit, të cilët nuk kanë humbur sekondin për t’u evidentuar.
Nga aleancat e para, hyrjet e reja, historitë e flirteve e deri te zënkat që kanë nxjerrë në pah një anë tëpapërmbajtur të banorëve, ky Big Brother Vip, mund ta themi pa e menduar 2 herë se vetëm në 2 javë ka thyer rekorde!
Kjo javë ka nxjerrë në nominim Ervin Gonxhin, Gabrielle Mezinin, Fation Kuqarin dhe Vesa Smolicën.
Kush do të lërë shtëpinë? Nuk dihet!
Një fakt është i sigurt, se vëllai i madh po i sheh…





