“Ferma Vip” është produksioni më i ri televiziv i cili do të vijë në ekranin e Vizion Plus.
Promoja e emisionit është publikuar dhe gjithë sa është lënë të kuptohet është se personazhet e njohur do të bëhen bashkë për jetën në fermë, ku me siguri do u duhet të kujdesen për kafshët e natyrën.
Kureshtja për fermën ka nisur që tani dhe me siguri ditët në vazhdim do të na zbulojnë copëza të tjera të formatit.
Ky prodhim vjen në një moment ku ngarkesa televizive është e dukshme, por cilësia dhe përmbajtja e mirë do të bëjë diferencën!





