Ndoshta keni dëgjuar për ritualet e mëngjesit se si të keni një ditë produktive, por për ritualet para gjumit që të flini të qetë?
Nëse jeni të lodhur në fund të ditës dhe mund të mos ndiheni të relaksuar për të fjetur lehtësisht, ne do t’ju japim disa ide për ritualet e natës që mund t’i provoni për t’ju ndihmuar të përgatiteni për një natë gjumë të qetë.
- Qumësht të ngrohtë
Po, po e dëgjuat mirë dhe nuk e keni parë rastësisht në disa filma që personazhet kanë fjetur duke pirë në darkë një gotë qumësht të ngrohtë. Qumështi përmban triptofan, një hormon që nxit gjumin, kështu që mund ta konsideroni.
- Një dush të ngrohtë
Kjo besoj nuk ka nevojë për shumë koment pasi të gjithë e dimë sa të relaksuar ndihemi pasi bëjmë një dush të ngrohtë para se të flini. Përkëdhel veten me një banjë të ngrohtë. Ti e meriton! Një zhytje në vaskë ndihmon për të relaksuar muskujt e lënduar dhe është një mënyrë e përsosur për t’i dhënë fund një dite stresuese. Shtoni disa pika vaj livando për të ndihmuar në nxitjen e përgjumjes.
- Masazh
Merrni pak kohë për të fërkuar pak pikat ku ndjeni dhimbje në trup në mënyrë që gjaku të rrjedhë dhe të lehtësoni çdo tension. Njerëzit në një lidhje mund të shkëmbejnë masazhet dhe të kesh dikë tjetër për të përkëdhelur shpinën që dhemb është padyshim shumë e kënaqshme.
- Meditim
Ka mënyra të ndryshme për të medituar, prandaj mos ngurroni të zgjidhni atë që funksionon më mirë për ju. Truku është të gjeni një vend të errët dhe të qetë, të uleni rehat dhe të mbyllni sytë. Disa njerëzve u pëlqen të meditojnë ndërsa janë shtrirë në shtrat, dhe ndërsa kjo mund t’ju ndihmojë të flini shpejt.
- Lexoni
Çdo libër do të funksionojë, për sa kohë që nuk është në një lexues elektronik, tabletë ose smartphone. Disa ekspertë sugjerojnë të lexoni në shtrat dhe të bini në gjumë kur jeni të lodhur, ndërsa të tjerë thonë që ta rezervoni shtratin tuaj vetëm për gjumë. Ata sugjerojnë të lexoni në një karrige afër shtratit ose në një dhomë tjetër krejtësisht. Ne do ta lëmë këtë në preferencën tuaj individuale.
- Çaj
Një filxhan i nxehtë me çaj bimor është një mënyrë ideale për t’u përgatitur për të fjetur. Hiqni dorë nga varietetet me kafeinë dhe zgjidhni diçka si një çaj kamomil.
- Muzika
Muzika ndihmon që t’ju zerë gjumi shpejt. Mund të zgjidhni muzikë klasike, xhaz ose diçka që të qetëson mendjen.
Nëse dëshironi, lëreni të luajë ndërsa të zë gjumi. Tingulli i vazhdueshëm do të ndihmojë për të mbytur çdo zhurmë të jashtme mjedisore.
- Largohuni nga rrjetet sociale
Ekranet e ndritshëm nga telefoni apo, tableti mund të komplotojnë për t’ju mbajtur zgjuar. Mundohuni që të largoheni nga rrjetet sociale të paktën 1 orë para se të shtriheni për të fjetur.





