Thursday, May 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ka disa hile që yjet e “Hollywood” i përdorin për t’i “qarë” fotot!

Çdo person qoftë modele, aktore apo çfarëdo profesioni tjetër përdor truket e veta për të dalë sa më bukur në foto. Më poshtë ju tregojmë disa nga pozat që yjet e ‘Hollywood’ praktikojnë më shpesh sipas ‘Bright Side’:

1-Blake Lively ngre gjuhën lart brenda gojës, në mënyrë të tillë që pjesa e mjekrës dhe qafës të jetë më e definuar.
2-Nicole Kidman tërheq qafën e saj duke e shtrënguar, në mënyrë që fytyra e saj të dalë më në pah.
3-Monica Bellucci ngre kokën lart. Aktorja italiane përdor këtë truk, duke mënjanuar kokën për t’u dukur sa më natyrale.
4-Taylor Swift kafshon faqet për të nxjerrë ne pah mollëzat e saj.
5-Meghan Fox nxjerr gjuhën e saj për t’u dukur sensuale.
6-Julia Roberts buzëqesh dhe sytë i zmadhon, kjo parandalon rrudhat e syve.
7-Jennifer Lawrence ngre vetullat, por sytë nuk i fokuson. Ajo shikon drejt kamerën, por nuk fokusohet aty.
8-Mila Kunis zvogëlon sytë e saj duke i ulur pakëz kur pozon për kamerët për t’u dukur sensuale.
9-Charlize Theron nxjerr frymën nëpërmjët gojës. Ky truk i bën buzët të duken më të plota si dhe i jep fotos gjallëri.
10-Meghan Markle ul kokën poshtë për të qënë më miqësore dhe pranë audiencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles