Ashtu siç kishte premtuar, Meri Shehu ka dhënë puthjen e parë brenda shtëpisë së BBV pas shpëtimit nga nominimi.
E shpëtuar e dyta nga publiku, astrologia e njohur dha menjëherë puthjen me Meritonin duke shkaktuar jo pak të qeshura në studio.
Ajo u shpreh se ky nominim ishte 1- milionshi i parë e se me radhë do të fitojë gjithçka tjetër në vazhdim!
Kujtojmë se deri më tani, Meri Shehu është një nga banoret më të komentuar brenda shtëpisë së famshme për shkak të përplasjeve dhe momenteve komike.





