Nëse keni menduar se kafeina është një “armik” kur bëhet fjalë për lëkurën tuaj, ne kemi gjetur disa këshilla nga dermatologët që mund t’ju habisin. Një trup dhe një pamje e shëndetshme ka të bëjë me konsumimin dhe kujdesin e ekuilibruar dhe profesionistët mund të na ndihmojnë të kuptojmë se ku është standardi.
Ne po ndajmë me ju 3 këshilla për t’ju ndihmuar të keni sy më të shndritshëm dhe të mos vuani më nga rrathët e zinj posht syve:
1. Kujdes me pijet
Pirja e pijeve me kafeinë në fakt nuk shkakton humbje të lëngjeve dhe dehidrim. Megjithatë, ato mund të kenë një efekt të butë diuretik. Nëse keni frikë se kafeja mund t’ju dehidratojë dhe se ndikon në cilësinë e lëkurës rreth syve, nuk është ky problemi. Përveç kësaj, kafeina është një vazokonstriktor dhe mund të tkurr enët e gjakut që rrethojnë zonën e syve duke reduktuar shfaqjen e ënjtjes dhe lodhjes. Megjithatë, pijet me kafeinë mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe pagjumësi te disa njerëz, prandaj kini kujdes me pirjen e më shumë se 4 filxhanëve në ditë.
2. Reduktoni kongjestionin e sinuseve
Kini kujdes nëse keni rrufë gjatë gjithë kohës. Mbyllja kronike e sinuseve mund të shkaktojë që venat nën sy të mbushen me gjak me ngjyrë të errët. Si rezultat, venat mund të jenë të dukshme përmes lëkurës dhe të krijojnë rrathë të errët rreth syve. Ekspertët sugjerojnë që herë pas here të pastroni sinuset.
3. Përdorni retinol dhe niacinamide
Niacinamidi është një antioksidant që ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe hiperpigmentimit dhe qetëson lëkurën e përflakur. Shumë shpesh i shtohet produkteve me retinol për të dyfishuar efektin. Prandaj kushtojini vëmendje produkteve të kujdesit të lëkurës me këto elemente.





