Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Më zë gjumi më shpejt…”, Valdrin Sahiti thumbon Leonora Jakupin?

Valdrin Sahiti ka rikthyer vëmendjen e publikut në rrjetet sociale me një postim ironik, i cili u interpretua gjerësisht nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj Leonora Jakupit, opinionistes së Big Brother VIP Kosova.

Ky reagim vjen vetëm një ditë pas Prime-it, ku Leonora, gjatë një diskutimi në studio, iu drejtua Dolces me një deklaratë që shkaktoi debat dhe reagime të shumta.

Ajo u shpreh se Dolce “i ndërron meshkujt më shpejtë sesa atë e zë gjumi”, fjali që krijoi zhurmë të madhe si brenda studios, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Pa përmendur emra konkretë, Valdrini publikoi një postim ironik, ku mesazhi i nënkuptuar u duk i qartë për publikun.

Postimi u shpërnda me shpejtësi dhe u shoqërua me komente të shumta, ku ndjekësit aluduan se ishte një “kunj” i drejtuar pikërisht ndaj Leonorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles