Mbrëmjen e djeshme, banori i Big Brother VIP 5, Flori, i rrëfeu Gretës një ëndërr tepër rrëqethëse që kishte parë, në të cilën ishin përfshirë edhe familjarët e tij. Rrëfimi i tij, i mbushur me emocione dhe dhimbje, tronditi Gretën dhe krijoi një moment të fuqishëm brenda shtëpisë, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.
“Shoh mamin tim që kishte kapur nënën në krah. Ajo nuk rrinte fare në tokë, e mbante në ajër, drejt. Unë marr nënën në krah dhe e puth, i them pse je dobësuar kaq shumë. Nëna bëri 1 vit e gjysmë që ka vdekur. Pse je dobësuar kaq shumë nënë, i thashë. Nuk më foli. Mami më thotë vendose ngjitur me xhaxhin, atë nuk takova, nuk i fola fare. Lashë nënën aty dhe vrapova për te fëmijët. Kur shkoj te fëmijët, i thërras në emër kur isha te xhaxhi dhe te nëna, më panë në sy dhe vazhduan duke luajtur. Shkoj me vrap tek ata, i përqafova dhe aty vazhdova e më kapi e qara. I thashë nuses e shikon sa më kanë harruar”, tregoi banori.
I pyetur nga Greta nëse ka parë ëndërr dhe i ka dalë, Flori tha:
“Shumë rrallë, po nuk kam parë ndonjëherë kështu ëndrre”, duke shtuar se babain nuk e e ka parë në ëndërr.
Flori shtoi më pas se para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, i kishte takuar prindërit e tij, kishte darkuar me ta.
Më pas Greta e këshillon atë që të presë se ‘ëndrra ku nuk të çon’:
“Mund të jetë edhe akumulim, varet. Unë i shoh shumë ëndrrat”.
Flori shton se ka qarë, po pa lot. Sipas tij, do ishte të qante më mirë me lot.




