Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Prishet aleanca me Selin? Miri piketon këtë banor për lojën

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” vijojnë të ndryshojnë, teksa banorë që në fillim ishin në pozicione të kundërta, tani po afrohen për të krijuar aleanca. Një prej këtyre lëvizjeve vjen nga Miri, i cili i ka propozuar Angelos një bashkëpunim strategjik në lojë.

Gjatë një bisede mes tyre, këngëtari i kërkoi gazetarit që të bëhen një dyshe e fortë brenda shtëpisë dhe të qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit në vijim të lojës. Në të njëjtën bisedë, ata diskutuan edhe për strategjinë e tyre, duke vendosur në fokus banorin Erik.

Angelo: I bie ta kemi çik më gjatë

Miri: e di kush duhet të dilte? Eriku, se po ra Eriku krevati lirohet, e do vish ti.

Angelo: Tani është lëvizje e detyruar

Miri: Do vish ti. Do bëhemi dyshe e fortë. Ai person që ka fol ma ka thënë një llaf. Ti do rrish krahë meje.

Angelo: Kapërcime shumë këtë javë.

Miri: Ça tregohet me këtë, që si lëvizin situatat në momentin që je… por kur dalin këto. Jo tani, më mbrapa. Nesër minimumi do bëhet ajo që thashë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles