Alba Pollozhani, ka shpërthyer sërish në lot për Lim Hotin.
Ajo nuk e pranon dot afërsinë që ai ka krijuar me Dolcen, duke qenë se janë edhe në të njëjtën shtëpi. Në një bisedë me Labinot Rexhën, ajo shihet duke qarë pasi thekson se e ka pikë të dobët.
“Unë vetëm si e shoh si e kap për qafe. Ai tani është në afrimitet me të, pikë të dobët e kam vetëm familjen dhe atë. Unë kur e shoh se si rri me Dolcen nuk e hap dot gojën. Fola, ajo që thotë ai ajo është. Nuk e si si ekziston fjala dashuri e sëmurë”, u shpreh ajo.
Limi pas futjes në BBVK ka krijuar një raport të afërt me Dolcen, madje ka shkëmbyer edhe puthjen e parë. Kjo gjë e ka mërzitur tejet shumë Albën meqë thotë se është e dashuruar me të dhe se nuk sheh tjetër.
Limi nga ana tjetër i bëri me dije Albës se nuk ka hyrë për të dhe se nuk ka ndjenja.




