Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Pas lajmeve se është në pritje të ëmbël, reagon për herë të parë Argjira Spanca

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Argjira Spanca, ka reaguar publikisht pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në media dhe rrjete sociale lidhur me një shtatzëni të mundshme të saj.

Përmes një reagimi të drejtpërdrejtë, Argjira ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë situatën, duke mohuar zërat që kanë marrë dhenë ditët e fundit.

“Dua të sqaroj njëherë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë. Dëshira është dhe ka qenë gjithmonë, por ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë. Ju falënderoj për interesimin, dashurinë dhe respektin. Kur të vijë momenti i duhur, unë dhe @graciano_tagani do ta ndajmë me ju,” – shprehet moderatorja.

Me këtë deklaratë, Argjira ka treguar edhe një herë maturinë dhe sinqeritetin që e karakterizon, duke theksuar se dëshira për t’u bërë nënë ekziston, por se ajo dhe partneri i saj, balerini Graciano Tagani, preferojnë t’i lënë gjërat të ndodhin natyrshëm, pa presion dhe spekulime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles