Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Argjira dhe Graciano së shpejti prindër, moderatorja në pritje të ëmbël për herë të parë

Një lajm i bukur vjen nga bota e showbiz-it shqiptar. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Argjira Spanca, dhe partneri i saj, balerini i njohur Graciano Tagani, do të bëhen prindër për herë të parë.

Sipas Ilirianews.al Argjira është në pritje të ëmbël, duke hapur kështu një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm në jetën e çiftit.

Shtatzënia e moderatores duket se nuk ka ardhur e papritur për çiftin. Në disa dalje publike dhe intervista, ata kanë lënë të kuptohet se zgjerimi i familjes ishte një dëshirë e natyrshme dhe e mirëpritur. Vetë Argjira është shprehur së fundmi se këtë proces e kishte lënë në dorë të Zotit.

“Jam në një fazë që thjesht e kam lënë në dorë të Zotit. Mendoj realisht që kur të vijë, do të vijë,” – ka deklaruar moderatorja, fjalë që sot marrin një kuptim edhe më të veçantë.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga çifti për të hedhur poshtë apo konfirmuar lajmin e ëmbël.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles