Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, duket se po kalon një periudhë të vështirë emocionale brenda shtëpisë.
Së fundmi, ajo është parë duke folur me vete, teksa shpreh se “çfarë do të bëjë kur të dalë jashtë nga BBVK”.
Gjendja e saj emocionale vjen pas tensioneve të krijuara në shtëpi, veçanërisht pas rikthimit të Limit, i cili ka krijuar një afrimitet me Dolcen. Dyshja janë parë madje duke shkëmbyer edhe puthje, gjë që ka ndikuar dukshëm te Alba.
Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë pasur një marrëdhënie më parë, e cila tashmë ka marrë fund, por duket se situata ka rikthyer ndjenja te banorja.




