Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, marrëdhënia mes banorëve ka marrë një kthesë surprizuese këto ditë. Sipas transmetimeve dhe videove që janë bërë virale, Dolce dhe Limi janë kapur duke shkëmbyer puthje pasionante, një moment që ka ndezur komentet e opinionit publik dhe spekulimet rreth një afërsie të re romantike brenda shtëpisë.
Afrimiteti mes dyshes është theksuar dita-ditës ,jo vetëm për puthjen e bujshme, por edhe për përqafimet dhe momente spontane që kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve gjatë spektaklit.
Ndërkohë, jashtë shtëpisë, ka pasur një zhvillim tjetër që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Edi, i cili më herët ka pasur një romancë me Dolcen dhe aktualisht ndodhet jashtë shtëpisë së Big Brother, e ka hequr Dolcen nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që është vënë re nga fansat.




