Pas videos që u bë virale në rrjetet sociale, ku këngëtari Labinot Rexha u pa duke përdorur një gjuhë fyese ndaj banorës Elijonës, ka ardhur reagimi i ashpër dhe zyrtar nga familjarët e kësaj të fundit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Elijonës në Instagram, familja dhe menaxhmenti i saj kanë dënuar publikisht qasjen e Labit, duke e cilësuar atë si “të papranueshme dhe thellësisht degraduese”.
“STOP gjuhës fyese dhe seksiste”
Në deklaratën e tyre, familjarët theksojnë se etiketime të tilla nuk mund të tolerohen, sidomos kur vijnë nga persona me ndikim publik. Ata kanë bërë thirrje që ky lloj komunikimi të mos maskohet si “mendim personal”, por të trajtohet si nxitje urrejtjeje.





