Ka aksesorë që nuk janë thjesht detaj, por ndryshojnë të gjithë pamjen. Këtë sezon, protagonisti absolut i garderobës dimërore është shalli trekëndësh një kombinim perfekt mes rehatisë, ngrohtësisë dhe stilit. I butë, praktik dhe jashtëzakonisht chic, ky model po rikthehet fuqishëm në skenën e modës, duke u bërë zgjedhja e preferuar e fashionisteve për t’i dhënë karakter edhe veshjes më të thjeshtë.











