Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Mateo shpërthen në lot pas komentit të Florit për palestrën e Ildi Pajtonit: “E shesim bashkë me të”

Një debat mes Florit dhe Mateos në shtëpi mori një kthesë të fortë emocionale pas një komenti ironik lidhur me palestrën ku Mateo punon. Situata u përshkallëzua, duke bërë që Mateo të shpërthente në lot dhe t’i kërkonte Florit të ndalonte.

Komenti preku edhe më shumë për faktin se palestra ku punon Mateo është në pronësi të Ildi Pajtonit, i cili humbi jetën në vitin 2024 gjatë një aksidenti tragjik. Kjo e bëri momentin veçanërisht të ndjeshëm për banorin.

“Shesim palestrën bashkë me pronarin”, i tha Flori Mateos ndërkohë që ky i fundit i kërkoi të ndalonte dhe më pas filloi të qante.

Vlen të theksohet që Flori nuk e dinte vendin ku Mateo punonte dhe i kërkoi falje që e bëri të qajë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles