Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Përdor lëndë narkotike”, vajza e Fjolla Morinës reagon pas situatës së vështirë në Big: Janë fëmijët ata që lëndohen më së shumti

Pas deklaratave të bëra së fundmi në shtëpinë e Big Brother, që përfshinin akuza ndaj këngëtares Fjolla Morina, ka ardhur edhe reagimi i vajzës së saj, e cila shprehet e tronditur nga situata e krijuar.

Në reagimin e saj, ajo thekson se ka mbetur pa fjalë nga deklaratat e një banoreje të shtëpisë, duke zgjedhur të mos e përmendë emrin, pasi sipas saj akuzat janë bërë pa menduar për pasojat.

Ajo shton se situata e ditës së sotme ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa fjalët e thëna në emision, sipas saj, janë menaxhuar me maturi nga nëna e saj.

Megjithatë, ajo vë theksin te fakti se përtej debateve televizive, janë fëmijët ata që lëndohen më shumë në këto situata, kur prindërit e tyre akuzohen publikisht.

“Respekt për ju, por kurrë për personat e lig,” përfundon ajo reagimin e saj, duke lënë të kuptohet zhgënjimin dhe dhimbjen që kjo situatë ka shkaktuar në familjen e saj.

Ndryshe, pas situatës së krijuar, Fjolla e la shtëpinë duke hequr dorë nga çmimi i madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles