Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Oriola Marashi publikon foton pa filtra dhe me akne në mbrojtje të Stelinës: Nuk janë turp, kjo është bukuri reale

Oriola Marashi ka reaguar publikisht në mbështetje të Stelinës, pas komenteve dhe sulmeve që kjo e fundit ka marrë në rrjetet sociale lidhur me aknet në fytyrë gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”.

Modelja e njohur ka zgjedhur të flasë hapur për një temë shpesh të stigmatizuar, duke theksuar se bukuria reale nuk ka standarde të rreme dhe se aknet nuk janë aspak turp. Në mesazhin e saj, Oriola ka ndarë edhe një përvojë personale, duke pranuar se ka kaluar periudhën më të vështirë me lëkurën e saj, por kjo nuk ia ka zbehur kurrë vlerën si njeri dhe si grua.

“Edhe kjo është bukuri reale. Aknet nuk janë turp. Kjo ka qenë lëkura më e keqe e jetës time, por nuk më ka hequr vlerën. Ju lutem, tregoni më shumë empati”, ka shkruar ajo, duke dërguar një mesazh të fortë ndërgjegjësimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles