Aktori Rezart Veleshnja ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku ka kujtuar këngëtarin Shpat Kasapi. Në postimin e tij, Veleshnja shpreh mallin dhe respektin për artistin, duke theksuar se mungesa e tij ndihet veçanërisht në momente festive si nata e ndërrimit të viteve.
Ai shkruan se shumë familje do ta kishin pritur Vitin e Ri me zërin e Shpat Kasapit, duke shtuar se është i bindur që tashmë ai po i gëzon “engjëjt lart në qiell” me zërin e tij unik dhe interpretimet live që e karakterizonin.




