Xhodi Skura, vajza me sytë e shkruar dhe zërin e ëmbël la përfundimisht garën e Big Brother Vip Albania! Ëndrra e saj përfundoi një natë më parë pasi doli në një nominim të beftë me tre banorët e tjerë të shtëpisë, Senon, Lornën dhe Anxhelon.
Publiku vendosi që ajo që duhet të ndërpriste këtë garë të ishte pikërisht Xhodi. Pas daljes nga shtëpia, ajo u prit me duartrokitje në studio, por edhe me këshilla.
Ishte pikërisht opinionistja e këtij edicioni të Big Brother Vip, Monika Kryemadhi ajo e cila i kërkoi Xhodës, vajzës e cila përgjatë këtyre ditëve na tregoi çiltërsinë dhe bardhësinë e zemrës së saj, që të tregohet e kujdesshme pasi ashtu sikurse brenda shtëpisë, por edhe jashtë “gratë janë të këqija për gratë”.
“E para Xhodi duhet të kuptojë njëherë sa të këqija janë gratë për gratë. Ta dish, jo vetëm brenda shtëpisë por edhe jashtë shtëpisë. Për të shpëtuar veten e saj Lorna zgjodhi një lojtare që nuk ishte e llogaritshme për opinionin por dhe banorët, ishe një komardare për të”, i tha Kryemadhi, Xhodës e cila u nxor në televotimin mbrëmjen e djeshme pikërisht nga Lorna.
Por, përpos eleminimit të saj prime i kaluar ka qenë plot emocione të forta. Në qendër të vëmendjes ishte banori Mal Retkoceri i cili mori vendimin e prerë për të mos takuar babain e tij, me të cilin kishte plot 7 vite e 3 muaj që nuk kishte asnjë komunikim.
Djali i këngëtares Violetë Kukaj u shpreh se nuk ishte gati që të bënte këtë hap mbrëmjen e djeshme, duke i uruar të atit të gjitha të mirat.
Ky vendim, ka gjetur menjëherë përkrahjen e palëkundur të familjes së tij jashtë shtëpisë.
Nëna e tij, Violetë Kukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke u shprehur krenare për vendimin e Malit.
“Lum nana për ty, zoti të rujtë”, shkroi Violeta në postimin e saj.




