Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Dasmë në horizont, Endri Prifti dhe Ola Bruko do të martohen së shpejti

Nga një bashkëpunim profesional në ekran te plane konkrete për një jetë së bashku. Historia e artistit të njohur Endri Prifti dhe gazetares Ola Bruko ka tejkaluar prej kohësh kufijtë e një romance të lindur para kamerave, duke u shndërruar në një lidhje të konsoliduar që tashmë po hyn në një kapitull të ri.

Të ftuar pasditen e kësaj të hëne në emisionin “Rudina” në Tv Klan, çifti vendosi të flasë për herë të parë hapur për rrugëtimin e tyre sentimental. Përveç kujtimeve nga fillimet e marrëdhënies, Endri dhe Ola zbuluan edhe planet e ardhshme, që përfshijnë fejesën, martesën dhe një dasmë tradicionale, “me të gjitha adetet”.

Rudina Magjistari: Po një fazë tjetër për marrëdhënien tuaj keni menduar, një propozim do të ketë?

Endri Prifti: Patjetër që do të ketë! Do të bëhet zyrtarisht me të gjitha adetet.

Rudina Magjistari: Cilat janë planet?

Endri Prifti: Të gjitha do të bëhen me fejesa dhe martesa, me dasmë me të gjitha.

Rudina Magjistari: I paskeni në plan?

Endri Prifti: Patjetër, të gjitha!

Rudina Magjistari: Hajde paskemi dasmë! Sa mirë! Po, propozimin e keni menduar apo e keni bërë?

Ola Bruko: Nuk kemi unaza akoma, por do vijë avash-avash.

Endri Prifti: Vjen vetë ajo në mënyrë spontane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles