Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Neda Balluku ka dy fjalë për Stelinën, vajzën që dashuron me zemër në Përputhen

Neda Balluku, ka ndarë sot një nga momentet më të ndjera të këtij sezoni, duke emocionuar ndjekësit me fjalët e saj të sinqerta. Në një postim në rrjetet sociale, Neda tregoi se është thellësisht prekur nga mënyra se si një prej vajzave të programit ka qëndruar e vërtetë ndaj vetes gjatë gjithë rrugëtimit të saj.

Sipas Nedës, ajo është një vajzë që nuk ka hezituar asnjëherë t’i tregojë publikut çdo ngjyrë të karakterit të saj, duke mos fshehur emocionet dhe ndjenjat, edhe në momentet kur mbështetja ka munguar.

“E kuptoj pse njerëzit e duan kaq shumë, sepse gjithmonë ka ardhur me zemër, me fjalë të drejtë, me arsyetim të shëndetshëm dhe me guximin për të ndjekur atë që ndjen,” – shprehet Neda në postimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles