Western Balkans University ka njoftuar hapjen e aplikimeve për “WBU Winter School 2025”, një aktivitet që këtë vit vjen me temën AI Revolution in Health Sciences. Eventi do të zhvillohet më 13 dhjetor 2025 në kampusin e universitetit dhe ofron vetëm 100 vende për të interesuarit.
Programi u jep pjesëmarrësve mundësinë të përjetojnë nga afër jetën universitare për një ditë, përmes aktiviteteve që përfshijnë:
- sfidën AI Challenge
- ture në laboratorët e universitetit
- pizza party
- karaoke
Një nga atraksionet kryesore të eventit është çmimi prej 1000 eurosh, së bashku me bursa studimi për fituesit e garës.
Afati i fundit për aplikim është 9 dhjetori, ndërsa regjistrimi bëhet përmes kodit QR të publikuar në njoftimin zyrtar.
Universiteti fton të gjithë të rinjtë e interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi për t’u njohur me zhvillimet më të fundit të inteligjencës artificiale në fushën e shëndetësisë.





