Atmosfera në Big Brother VIP Kosova është ndezur edhe më shumë pas një paralajmërimi të papritur nga Genta Gjalpi. Në rrjete sociale, ajo ka lënë të kuptohet se Limit pritet të hyjë sonte në shtëpinë e BBVK gjatë Prime-it, duke krijuar një valë reagimesh tek ndjekësit e formatit.
Ky zhvillim vjen në një moment veçanërisht delikat, pasi brenda shtëpisë ndodhet edhe ish-partnerja e tij, Alba, gjë që ka shtuar kuriozitetin për mënyrën se si mund të ndryshojë dinamika e lojës nëse Limi vërtet bëhet pjesë e saj.
Megjithëse produksioni nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar, komentet e Gentës janë interpretuar nga fansat si një spoiler i qëllimshëm për hyrjen e një prej personazheve më të përfolur jashtë shtëpisë. Ndjekësit tashmë po presin me padurim Prime-in e mbrëmjes, ku pritet të zbardhet gjithçka.




