Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Momente intime në shtëpi! Puthen në buzë Edi dhe Dolce

Raporti mes Edit dhe Dolces në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po bëhet gjithnjë e më i afërt, duke hapur diskutime të gjera në rrjete sociale se dyshja mund të ketë shkëmbyer puthjen e parë të këtij edicioni.

Në një video që po qarkullon gjerësisht online, dy banorët shihen të shtrirë ngjitur me njëri-tjetrin, duke krijuar një atmosferë intime që ka ndezur menjëherë reagimet e publikut. Në një tjetër pamje, Edi dhe Dolce shihen duke u ledhatuar, ndërsa Dolce i thotë me zë të ulët: “Të rrimë këtu me tërë këtë torturë…”

Momenti bëhet edhe më i dyshimtë kur Dolce ndalon së foluri dhe Edi i afrohet shumë pranë, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë ndodhur një puthje – megjithëse këndi i kamerës nuk e tregon qartë.

Pak çaste më pas, Dolce dëgjohet të thotë: “Ik, se na doli zemra vendit”, ndërsa Edi e ndjek me një reagim që lë të kuptohet se janë të vetëdijshëm për kamerat: “Një send jemi duke e harruar shumë…” – duke bërë me dorë drejt syve të Big Brother, si për të nënvizuar se shpesh harrojnë që janë nën vëzhgim 24/7.

Ky moment është bërë tashmë viral dhe publiku pret me interes nëse produksioni do ta sqarojë në Prime dhe nëse mes dy banorëve ka ndodhur vërtet puthja e parë e këtij sezoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles