Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Jeta ime”, Edi dhe Benita të lidhur jashtë shtëpisë? Deklaratat dhe foto që po bën “lëmsh” rrjetin

Në faqet online ku flitet per Big Brother VIP Kosova 4 po qarkullon një prej debatave më të nxehta të ditëve të fundit: marrëdhënia e mundshme mes Edit dhe Benites. Një fotografi e vjetër, e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka trazuar ujërat brenda dhe jashtë shtëpisë, duke vënë në dyshim deklaratat e tyre për një mungesë totale njohjeje.

Ndërsa brenda shtëpisë, të dy nuk thone se janë njohur nga jashtë, situata ka marrë një tjetër kthesë pas një detaji që vetë Edi e solli në vëmendje. Ai tregoi se pak para hyrjes në BBVK kishte marrë një kërkesë për shoqëri në rrjetet sociale nga Benita, por sipas tij, kjo nuk kishte sjellë asnjë komunikim apo kontakt më të thellë.

Mirëpo një fotografi që daton në vitin 2019 po e rrëzon këtë version. Në këtë imazh, që tashmë po shpërndahet me shpejtësi në TikTok, Instagram dhe X, Edi dhe Benita shihen së bashku, duke buzëqeshur dhe duke qëndruar mjaft pranë njëri-tjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles