Ndërkohë që është konfirmuar se drejtimin e spektaklit do ta mbajë sërish dyshja e dashur nga publiku, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, vëmendjen këtë edicion e ka marrë paneli i opinionistëve, ku këtë herë është bërë një ndryshim i madh.
Për herë të parë, formati ka thyer traditën e dysheve mashkull–femër, duke zgjedhur dy figura femërore për të komentuar zhvillimet dhe tensionet brenda shtëpisë.Sipas raportimeve të mediave rozë, opinionistet e sezonit të ri të “BBVK 4” do të jenë Olta
Gixhari, ish-banorja shumë e komentuar e “Big Brother VIP Albania”, si dhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Leonora Jakupi. Dy emra të njohur e karizmatikë, të cilët me siguri do të sjellin energji të reja dhe debate të forta në studio.
Ky zhvillim ka ndezur menjëherë rrjetin, pasi zgjedhja e tyre shihet si një lëvizje që pritet të trazojë dinamika të reja në spektakël.
Tani mbetet vetëm të nisë programi, për të parë se si do të shpaloset ky konfigurim i ri në panel dhe, sigurisht, për të zbuluar listën e banorëve që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme të momentit.




