Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Hey njerëz Siela erdhi në jetë!

Lajm i gëzueshëm për çiftin e njohur! Roela Meka, ish-konkurrente e emisionit “Për’puthen”, dhe partneri i saj Vedat Sulemani janë bërë prindër.

Roela ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Siela. Lajmin e bukur e kanë ndarë vetë në rrjete sociale, duke publikuar një foto të ëmbël nga momentet e para të vogëlushes.

Në mbishkrimin emocionues, ata kanë ndarë një mesazh në emër të vajzës së sapolindur:

“Përshëndetje të gjithëve! Unë quhem Siela 🌙 Sapo kam ardhur në këtë botë të madhe… Shpresoj që kjo botë të jetë e butë me mua 🤍 Por duke njohur babain tim dhe nënën time, e di që kam ardhur në vendet më të mira që mund të ekzistojë 💕 E rrethuar me dashuri, forcë dhe dritë ✨”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles