Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Bukuria si art: Nis grupi i dytë i trajnimit me Henri Gjaten

Pas suksesit të trajnimit të parë, Henri Gjata hap grupin e dytë të trajnimeve për këtë vit. Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të apasionuarit pas artit të make up-it që duan të mësojnë teknikat më të reja dhe trendet më moderne, të cilat do t’i mësoni drejtpërdrejt nga vetë Henri.

Trajnimi do të zhvillohet nga data 17 deri më 23 nëntor dhe do të zgjasë një javë të plotë, gjatë së cilës pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në seanca praktike, demonstrime profesionale dhe prezantime të detajuara të stileve të ndryshme të make up-it.

Gjatë trajnimit do të ketë të ftuar VIP dhe do të prezantohen një sërë pamjesh të reja, të cilat do të shpjegohen hap pas hapi nga Henri.

Ky trajnim është një mundësi ideale për ata që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të marrin përvojë të drejtpërdrejtë nga një ndër emrat më të njohur të fushës së make up-it në vend.

Për më shumë informacion dhe regjistrime, vizitoni Instagramin e Henri Gjates dhe regjistrohuni sa më parë, pasi vendet janë të limituara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles