Pranvera 2025 vjen me ngjyra, ndriçim dhe energji të re në zemër të kryeqytetit, ku më 23, 24 dhe 25 maj, Pallati i Kongreseve do të mikpresë edicionin e 7-të të Beauty Fair Albania, panairin më të madh të bukurisë në Shqipëri.
Pas gjashtë edicionesh të suksesshme, ky event tashmë i kthyer në një traditë të padiskutueshme, këtë vit vjen më madhështor se kurrë, duke shtrirë aktivitetin në dy kate ekspozimi, për të përçuar një përvojë të plotë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë pjesëmarrësit.
Ju e dini tanimë që Beauty Fair Albania është destinacioni strategjik për çdo biznes, që kërkon të rrisë ndikimin e vet, të promovojë produktet, risitë apo shërbimet në fushat e bukurisë, kozmetikës, aparaturat më të fundit estetike, sh ërbime dentare e farmaceutike ku gjithçka ka për qëllim shëndetin dhe të bukurën.
Këto tre ditë, Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në një hapësirë ku ide novatore, trende të fundit dhe teknologji moderne do të takohen me profesionistë, konsumatorë dhe partnerë potencialë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi të reja zhvillimi.
Sigurisht që do të ketë shumë produkte në ofertë dhe dhurata, kështu që mos mungoni.




