Kiara ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim të ri në pamje. Ajo ka lënë pas ngjyrën e mëparshme të flokëve duke zgjedhur një ton më të çelët, në nuancat karamel, perfekt për këtë sezon.
Flokët e gjatë, të drejtë dhe me shkëlqim e bëjnë ndryshimin edhe më të dukshëm, ndërsa ngjyra karamel i jep një freski dhe elegancë që përputhet me frymën e vjeshtës dhe sezonit të festave që po afron.
Ky look i ri pritet të bëhet një nga tendencat më të preferuara të këtij viti, duke treguar se ngjyrat e ngrohta e të çelëta janë zgjedhja ideale për sezonin.




