Wednesday, October 29, 2025
spot_imgspot_img
spot_imgspot_img

Related Posts

Çanta ikonike origjinale Hermes Birkin del në ankand

Çanta  origjinale Hermès Birkin e cila është kthyer në një nga simbolet më të famshme në botë për statusin social,  do të dalë në ankand në Paris muajin e ardhshëm.

Çanta e frymëzuar nga aktorja dhe këngëtarja Jane Birkin që ndërroi jetë në 2023, do të udhëheqë ankandin “Ikonat e modës” nga Sotheby më 10 korrik, raporton CNN.

E njohur si Birkin origjinale, çanta me lëkurë të zezë është versioni i parë i një artikulli luksoz që i reziston kohën, e cila u ideua rreth 40 vite më parë nga një takim i rastësishëm në avion midis Birkin dhe CEO-s së atëhershëm të markës, Jean-Louis Dumas, shkruan shtëpia e ankandeve në një deklaratë.

“Ka momente të rralla në botën e modës kur një send tejkalon trendet dhe kthehet në një legjendë. Çanta origjinale e Birkin është një moment i tillë”, thuhet në deklaratë.

Sipas shkresës, çanta qëndron “krah artikujve të tjerë të jashtëzakonshëm” si pulovra “e deles së zezë” e Princeshës Diana dhe kurora e manteli i Freddie Mercury.

Shtëpia e ankandeve nuk ka dhënë një shifër vlerësuese për shitjen e çantës.

Vetë Jane Birkin e ka quajtur çantën një fenomen të kulturës pop. Në vitin 2020, pasi çanta u bë e famshme, ajo tha se mund të kthehej në atë për të cilën njerëzit do ta mbanin mend.

“Kur të kem vdekur…njerëzit me gjasë do të flasin vetëm për çantën”, tha ajo me shaka.

Çanta ndryshon nga të tjerat për shkak të përmasës, unazave metalike, pjesëve me tunxh, rripit, zinxhirit dhe zbukurimeve në pjesën e poshtme. Në hapësen e përparme, ajo ka inicialet “J.B” dhe një prerëse thonjsh të varur në rrip.

Çanta do të jetë e ekspozuar në galeritë e Sotheby në New York në datat 6-12 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles