Nga dritat e skenës, ekrani dhe studiot televizive drejt e në “luftën” për një vend në Parlament. Ky është rasti i Fotini Derxhos, vajzës nga Lazarati, e cila qëllimin e ka të qartë, të kapë majat, ashtu si dhe vetë e ka pohuar vite më parë në Big Borther Albania, atëherë kur askush nuk e njihte dhe nuk dinte për të.
Sot, ajo ka vendosur që të nisë një tjetër rrugëtim, pikërisht atë të politikës, e cila sa është e bukur, po aq dhe e vështirë.
Fotinia do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 Majit me logon e “Partisë së Mundësisë”.
Ajo do të udhëheqë listën e kësaj force politike në qarkun e Gjirokastrës, duke shpresuar se do të fitojë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Por, a do të arrijë vajza e çiltër nga Lazarati, e cila u rrit në Greqi, por këmbët dhe dashuria për vendin e rikthyen sërish në atdhe, të fitojë edhe këtë sfidë të radhës ashtu sikurse arriti që vite më parë të fitonte Big Brother Albania?!




