Bashkëshortja e Kellyt ka ardhur së fundmi me një reagim të fortë pas deklaratave të bëra nga Verselo i cili thoshte se këngëtari ka “shitur” familjen duke treguar historinë e tyre.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Enisa thotë se është e tepërt që t’i përmendet dikujt familja në një format të tillë.
Postimi i plotë:
Nuk kam zgjedhur te komentoj dhe kam qendruar larg situatave te BBV, por eshte. hera e trete qe ky djale permend djalin tim edhe mua(qe nuk kemi zgjedhur te jemi pjese e atij formati) ne menyrat me te shemtuara te mundshme!
Nuk jam njeri qe merrem me njerez te vegjel, por kjo eshte e tepert!
A ia ka permendur dikush familjen ketij djalit? Merru me Kellyn meqe e ke me kaq deshire se aty e ke, jo me familjen!
Ne vend qe ta kuptoje gabimin qe beri nje here, e te kerkoje falje, vazhdon dhe cdo here e permend duke e normalizuar si teme.
Ah edhe diçka, te tregosh historine e jetes tende, NUK do te thote te shesesh familjen!
Do te thote te japesh nje shembull per te treguar se duhet te gjejme forcen te ngrihemi me te forte pas cdo beteje ne jete!
Faleminderit secilit prej jush per mbeshtetjen qe keni treguar, me keni dhene nje force te jashtzakonshme teksa lexoj qindra mesazhe tuajat!
Perqafime
“E shite familjen”, Bashkëshortja e Kellyt reagon pas deklaratave të Verselos, i del në mbrojtje bashkëshortit të saj




