Wednesday, September 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Marina Vjollca inaguron linjën e buzëkuqve “MINË”, pamje nga ceremonia ✨

Familjarë e miq të shumtë  janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të enjte për të çelur e duartrokitur suksesin e radhës të së mirës, Marina Vjollca.

Për të inaguruar linjën e buzëkuqve “Minë” të Marinës kanë qenë prezentë në ceremoninë e sotme edhe shumë njerëz të njohur të fushës së të bukurës në të gjithë botën.

Shiko VIDEOT

Prej më shumë se dy vite, Marina Vjollca së bashku me një nga ekipet më të njohura të kozmetikës në Itali, arritën të realizonin formulën magjike që çdo vajzë do ta adhuronte ta kishte në çantën e saj të make up-it. “Minë” ka në fokus cilësinë premium dhe përbërësit me performancë të lartë, të certifikuara sipas standardit europian, të gjitha të prodhuara në Milano.

Linja “Minë” ka tre produkte prestigjioze, që mishëron përsosmërinë, nga ngjyrat e pasura me pigment deri te teksturat e lëmuara dhe të përziera.

Icon, është një lipgloss me volum extra, me plumping effect dhe i jep buzëve atë prekjen glamour, falë formulës plot shkëlqim që ajo ka. “Icon”, mund ta quajmë revolucion pasi është e vërtetuar klinikisht që pas disa përdorimeve buzët tuaja janë më të plota, me volum dhe totalisht të hidratuara.

Një tjetër produkt pjesë e koleksionit “Minë” është “Limelight Lipgloss” me katër nuanca. Këtë lipgloss ndryshe mund ta quajmë hipnotizues, pasi është për ato vajza që duan të jenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, kjo falë efektit shkëlqyes që ka. Përveç pamjes rrezëllitëse ka edhe një sërë efektesh të tjera, si stimulimin e kolagjenit dhe hidratimin e buzëve.

“Legacy” si nga vetë emri është pjesë e koleksionit “Lipstick Liquid Matt” me gjashtë nuance. “Minë” krenohet me këtë produkt revolucionar pasi gjatë aplikimit në buzë nuk krijon çarje, buza qëndron gjatë gjithë kohës e hidratuar dhe mbi të gjitha qëndron për orë të tëra duke mos u shqetësuar aspak për look-un tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles