Sunday, May 5, 2024
More




    4 lloje maskash, që mund t’i krijoni në kushte shtëpie… dhe fytyra juaj do të shkëlqejë!





    Mentja, freskuese e përhershme
    Me origjinë nga Mesdheu dhe Azia Perëndimore, bima e mentes ka sasi të mëdha mentoli i cili të jep ndjesinë e freskisë dhe pastërtisë.
    RECETAT E SHTËPISË: Për trajtimin e akneve, lyejeni fytyrën çdo natë me lëng menteje të freskët. Për zbutjen e lëkurës përgatisim një pastë me gjethe menteje të freskët dhe lëng limoni, e përziejmë me pak ujë të vakët dhe e vendosim mbi gjithë trupin. E lëmë të thahet dhe pastaj e shpëlajmë me ujë të vakët.
    Arra, pastruesi i përsosur
    Arra, me origjinë nga deti Kaspik, ose e njohur ndryshe si arra persiane, konsiderohet si një përbërës i shkëlqyer për lëkurën dhe përdoret gjerësisht në industrinë kozmetike. Në mjekësinë kineze arrat përdoreshin për të përgatitur ujë tonik për veshkat. Të grira imët, arrat janë një pastrues eksfoliant shumë i mirë për lëkurën, largojnë qelizat e vdekura dhe zhdukin papastërti që pastruesit e zakonshëm nuk mund t’i zhdukin.
    RECETA E SHTËPISË: Përziejmë dy lugë kos me dy lugë arra të grira, lagim fytyrën me ujë të vakët dhe e shpërndajmë masën në lëkurë me lëvizje rrethore duke ruajtur zonën rreth gojës dhe syve. E shpëlajmë pas 20 minutash me ujë të vakët.
    Miell orizi, për lëkurë super të lëmuar
    Mielli i orizit është një përbërës i përdorur shpesh për trajtimin e rrudhave
    dhe pigmentin e lëkurës.
    RECETAT E SHTËPISË: 1 lugë gjelle miell orizi, bashkuar me 2 lugë gjelle kos, zëvendësojnë qumështin pastrues për fytyrën. Për një maskë me miell orizi përziejmë 1 lugë miell orizi, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë qumësht. E aplikojmë mbi fytyrë dhe e shpëlajmë pas 20 minutash.
    Mjalti, ristrukturues universal
    Vetitë ushqyese dhe shëruese të mjaltit janë të njohura dhe të provuara në shekuj. Përdoreni atë në fytyrë, qafë, dekolte e duar, për një lëkurë të rigjeneruar.
    RECETA E SHTËPISË: Vakim 150 ml qumësht dhe i shtojmë 2 lugë gjellë
    mjaltë dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh. Me ndihmën e një pambuku lyejmë fytyrën, qafën e dekoltenë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Shpëlahet me ujë të vakët.

    Other Articles

    spot_img

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    spot_imgspot_img